24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Kurti ua rikujton bizneseve nga mërgata ofertën -garanci për kredi deri në 3 mln, aplikuesit pjesëmarrje me së paku 20%

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u bën me dije mërgimtarëve se nga muaji korrik është hapur edhe Dritarja për Investime të Diasporës.

Kurti thotë se përmes kësaj dritare “do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Ajo është zgjidhja ndaj vështirësive që mërgata jonë ndërmarrëse ka pasur deri më tani në qasjen në financim në bankat e vendeve ku ata jetojnë, por edhe në bankat tona në mungesë të historikut kreditor”.

Dritarja për Investime të Diasporës u mundëson atyre që të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro nëpër bankat e Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre me kapital duhet të jetë së paku 20%, shprehet Kurti.

“Pas aplikimit dhe nëse përmbushen të gjitha kriteret, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ofrojë garanci për kreditë deri në dy milionë euro”, tha ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit