16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Kurti u takua me ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë, Dr. Werner Fasslabend dhe ambasadorin e Austrisë në Poloni, Andreas Stadler

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit në Poloni, në margjina të Forumit të Sigurisë të Varshavës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë Dr. Werner Fasslabend dhe ambasadorin e Austrisë në Poloni, Andreas Stadler.

Takimi i fundit me Dr. Fasslabend ishte zhvilluar në Vjenë dy vite më parë në kuadër të ngjarjeve e diskutimeve të organizuara nga Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë.

Diskutuan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare me seli e zyra qendrore në Vjenë, për çka dhe shprehu nevojën e mbështetjes së Austrisë.

Duke i falënderuar për takimin dhe bisedën, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen edhe për kontributin e qendrave të studimit si Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, ku Dr. Werner Fasslabend ka shërbyer më herët edhe në funksionin e drejtorit të institutit. Kryeministri Kurti shoqërohej në këtë takim nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit