18.7 C
New York
Friday, September 27, 2024

Buy now

Kurti u prit nga Princi i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në New York nga Princi i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Në këtë takim, Kryeministri Kurti shoqërohej nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka.

 

Kryeministri Kurti dhe Princi i Kuvajtit Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah, biseduan rreth fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit e rritjes së investimeve.

 

Fillimisht, në emër të Republikës së Kosovës, kryeministri e falënderoi Kuvajtin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

 

Në vijim, teksa u trajtua progresi që ka njohur Kosova në vitet e fundit, kryeministri përmendi indikatorët kryesorë të cilët pasqyrojnë zhvillimin ekonomik, si mesatarja prej 6.2% e rritjes ekonomike, e cila u përshëndet edhe nga Princi i Kuvajtit, duke e uruar vendin tonë për hapat zhvillimorë drejt avancimit ekonomik të vendit.

 

U bisedua dhe mbi potencialin investues në vend dhe mundësinë e zgjerimit të investimeve të kompanive nga Kuvajti në Kosovë në fusha si energjia e ripërtëritshme, agrikultura e infrastruktura.

 

Kryeministri Kurti i ftoi kompanitë kuvajtiane që të vijnë të investojnë e zgjerojnë fushëveprimtarinë e tyre edhe në Kosovë duke operuar në një ambient të sigurt të të bërit biznes si dhe shtoi mundësinë e mbajtjes së një forumi investitorësh për bizneset në Kosovë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit