13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Kurti tregon një bisedë më Borrellin në Paris: I thash në rregull, zoti Borrell

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti tha se ka menduar që së fundmi, Brukseli e ftoi për marrëveshjen finale.

“Kur ma dërguan ftesën nga Brukseli, arsyeja pse kam shkuar nuk janë targat. Kam shkuar të filloj diskutimin për marrëveshjen finale. Jam kryeministër. Nuk mund të shkojë kryeministri për targat.

Kur i thash Borrellit më 11 nëntor në mëngjes në Paris ku ishim, propozimi franko-gjerman, tha jo nuk është franko-gjerman, është propozim evropian

I thash në rregull zoti Borrell, po në Bruksel e pashë që po të ishte propozim evropian nuk heq dorë aq kollaj.

Tash ndodhemi ku ndodhemi sepse, pika e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes u braktis dhe u kalua te cështjet aktuale. Kjo nuk është ajo që jemi marrë vesh, në gusht jemi marrë vesh për takime të rregullta mujore, kam pritur nuk na ftuan. Një propozim serioz, do të duhej të merrej më seriozisht”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit