20 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Kurti: Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi xhudistja Distria Krasniqi mori medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se xhudistja e Uzbekistanit në minutin e fundit të finales i largohej Distrias duke e ruajtur epërsinë minimale gjersa kishte edhe një vërejtje.

Kurti ka shkruar se Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje: të parën për 39 sekonda, të dytën për 66 sekonda e të tretën për 6 minuta e 10 sekonda (2:10 sekonda në vazhdimin që quhet Golden Score).

Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos. Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep”, ka shkruar Kurti.

pixel

Të ngjashme

Të fundit