19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Kurti takon kryeministrin kroat: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

- Advertisement -

Në kuadër të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai zhvilloi një takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në këtë takim, të dy liderët theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë, duke konfirmuar përkushtimin për fuqizimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij në fusha me interes të përbashkët, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Raportet mes dy shteteve tona janë të shkëlqyeshme, e kjo u konfirmua dhe sot nga dy palët. U theksua përkushtimi i përbashkët për fuqizimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e tyre në fusha me interes të përbashkët.

Mes marrëveshjeve dhe mundësive për thellim të bashkëpunimit, u veçua fusha e sigurisë si dhe ajo e arsimit për më shumë shkëmbime e trajnime të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Fusha e sigurisë dhe arsimi ishin në qendër të diskutimeve për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, duke përfshirë shkëmbimet dhe trajnimet e përbashkëta.

“Në këtë takim u bisedua dhe mbi paqen e sigurinë në Ballkan, ku Kryeministri tha se Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit. Ai theksoi sulmin paramilitar të Banjskës nga i cili u shënua dhe një vjetori i këtij akti terrorist tre ditë më parë, si dhe propagandën e vazhdueshme dezinformuese të aparatit shtetëror serb mbi Kosovën e veçanërisht veriun e vendit tonë.

Mbi dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel, Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të normalizimit dhe nevojën për respektimin e pakusht, si dhe zbatimin e plotë e pa vonesa të mëtejme të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, teksa Serbia ende nuk po e nënshkruan dhe nuk është e gatshme për ecjen tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit