19.4 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Kurti takoi kryeministrin e Belizesë, John Briceño

- Advertisement -

Takimet në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsullin e përgjithshëm të Kosovës, ambasadorin Blerim Reka, i vijoi me takimin bilateral me Kryeministrin e Belizesë, John Briceño.

Diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe sektorët me potencial për investime të huaja, krahas atyre në fushat si edukim, turizëm, politika sociale e të punësimit dhe kulturë. Kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij për progresin e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe demokratik, si dhe të sigurisë dhe mirëqenies, dhe e falënderoi atë për mbështetjen e Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ai po ashtu theksoi se ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës janë në Belize, si pjesë e angazhimeve për siguri dhe bashkëpunim në kuadër të misionit bashkëzbarkues me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Të dy kryeministrat ftuan njëri-tjetrin për vizita në vendet e tyre përkatëse dhe u dakorduan për shkëmbime në fusha me interes të përbashkët.

Shteti i Belizesë e ka njohur Republikën e Kosovës në gusht të vitit 2008, kurse në prill të vitit 2016, dy vendet vendosën marrëdhëniet diplomatike. Në vitin 2021, Kosova dhe Belize, pikërisht në New York, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për konsultime bilaterale ndërmjet Ministrive të Jashtme të të dy shteteve. Përmes tij synohet forcimi i bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, paqen dhe sigurinë.

Të ngjashme

Të fundit