15.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Kurti sulmon mediat para Sanchezit të Spanjës: Regjimi i vjetër i financon me para të pista – duhet t’i ndjekim

- Advertisement -

Në mungesë të takimeve të nivelit të lartë, kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në Presidiumin vjetor të Insternacionales Socialiste. Duke iu drejtuar fillimisht me fjalët “i nderuar”, kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez i cili s’e njeh Kosovën si të pavarur, në një fjalim të gjatë ai hedhë akuza të rënda ndaj mediave vendore, kundër të cilave, bën thirrje edhe për ndjekje.

Para atyre, që në këtë fjalim iu thotë “shokë”, Kurti ka folur për një “çrrënjosje të varfërisë” në Kosovë:

“Për tri vjet e gjysmë, kam pasur nderin që të shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës. Qeveria jonë ka pasur privilegjin dhe përgjegjësinë për kthimin e idealeve në program, projekte e veprim, të përpilimit të politikave për çrrënjosje të varfërisë, për efiçiencë dhe përballueshmëri të faturave të energjisë, rritje të mirëqenies së përgjithshme shoqërore, trefishim të subvencioneve për fermerë, edukim publik falas për të gjithë dhe një rritje prej 150% të listës së barnave esenciale”.

Në fjalinë e tij, Kurti ka gjetur hapësirë që të hedhë akuza të rënda ndaj mediave në Kosovë, duke pretenduar se disa prej tyre “paguhen me para të pista nga regjimi i vjetër”. Sipas kryeministrit të vendit, të njëjtat duhet të ndiqen.

“Regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e tyre të pista. Të frikësuar nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që është në proces të bërjes, ata synojnë të frikësojnë edhe të tjerët po ashtu, duke shpërndarë para tek media të caktuara online që krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata. Kështu, kur ne problematizojmë çështjen e lajmeve të rreme e dezinformatave, ndoshta është mirë të ndjekim edhe udhëzimin e vlefshëm amerikan ‘’me i ndjekë paratë’’, për shkak se këta që krijojnë lajme të rreme e dezinformata, nuk e bëjnë këtë në baza vullnetare. Dikush, diku, disi i paguan për këtë, dhe kjo përbën aktivitet kriminal e illegal të cilin ne, si shtete socialiste e socialdemokrate, duhet ta ndjekim. – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Kurti, i përfshirë në fushata njollosëse për ta minuar besimin ndaj mediave

Derisa në ShBA gjeti kohën të sulmojë mediat, vetë ShBA-ja përmes një raporti të Departamentit të Shtetit, kishte përmendur se si fushatat linçuese ndaj mediave, kanë pasur burim zyrtarë të Qeverisë së drejtuar nga Kurti.

Raporti shkruante se edhe vetë Kryeministri i Kosovës ka kontribuuar për të ulur besimin e publikut ndaj mediave.

“AGK raportoi se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe anëtarë të partisë politike në pushtet, u përfshinë në fushata njollosjeje për ta minuar besimin e publikut ndaj mediave.” – thuhej në raport.

“Në shtator, Asociaciacioni i Gazetarëve ka raportuar 60 raste të zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë, nga grupet e biznesit dhe grupet e interesit, protestues ose grupe fetare të cilat sulmuan fizikisht dhe verbalisht gazetarë, duke dëmtuar ekipet e tyre përfshirë edhe sulmet kibernetike ndaj mediave.” – shkruante tutje raporti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit