10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Kurti: Sulm terrorist që vjen nga bandat e Serbisë, një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka folur për sulmin ë kanalet ujore të Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Ai ka thënë se sulmi terrorist vjen nga bandat e Serbisë,  kur sipas tij rrezikohet që një pjesë e Kosovës të mbetet pa energji

“Vetëm ditëve të fundit patëm sulm me granata dore në stacionin në Zvecan, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes, sonte ishte akti më i rëndë kur rreth orës 19:00 u dëmtua kanali kryesor i Ibër Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete si dhe KEK-u për ftohjen e termoelktraneve. Një pjesë e kanalit është dëmtuar nga një shpërthim i detyonuar, policia është në vendin e ngjarjes në krye të detyrës, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht. Ky është sulm kriminal dhe terrorist që ka synuar ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mbase edhe më të rëndësishmen që kemi, ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë. U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të qetë, dhe të ndjekin udhëzimet e njoftimet nga institucionet e Kosovës. Organet janë të angazhuara për menaxhimin e situartës, rikuperimin e dëmit”.

“Sulmi është kryer nga profesionistë, është sulmi i radhës terrorist që besojmë se vjen nga bandat e orkestruara e dirigjuara nga Serbia, që ka aftësinë për të shkaktuar sulme e dëme të tilla, duke përdorur sasi të madhe të eksplozivit në një nyjë kyçe, nëse dëmi nuk riparohe, një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa eenergji që në mengjes, disa qytete dhe një pjesë e Prishtinës, rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijshëm”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit