Kurti sot i pret në takim kongresistët amerikanë, mediat mund të marrin pamje veç në oborrin e qeverisë

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të presë sot në takim dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 11:50.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në oborrin e Qeverisë, ndërsa pamjet nga takimi do të shpërndahen nga Zyra e Kryeministrit.

Të ngjashme

Të fundit