4.2 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Kurti s’i mori mbi 50%, Abazi: Tash duhet me peshku këdo që legjitimon përfshirjen e Lista Serbe brenda

- Advertisement -

Ish-deputeti Haki Abazi, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në Listën e AAK-së, tha se Kurti për ta zgjeruar hapësirën jashtë Rashiqit, po kërkon shqiptarë që legjitimojnë prezencën e Listes Serbe.

Ai nuk e beson një bashkëpunim të mundëshëm Kurti-Limaj, sepse thotë se në fushatë komunikimi mes tyre ishte “prerje me thikë”.

“Nuk ka arritë me i marrë 51% (Kurti), tash duhet me peshku këdo që legjitimon në njëfarë forme kategorinë Kushtetuese të përfshirjes Lista Serbe brenda….Për me zgjeru hapësirën përtej Nenad Rashiqit, jam i bindur se po kërkon 2-3-4 shqiptarë që fillojnë procesin e legjitimimit të një qeverie e cila do të ketë Listën Serbe brenda, këtu është qartë tentimi për të bërë një kapërcim….”, tha Abazi në Pressing, ndër të tjera.

“Kur flet për grupet Parlamentare (Albulena Haxhiu), është duke folë për Listën Serbe, kur flet për individë është tentimi të marrë këdo, nuk dmth vetëm Nismës”, shtoi Abazi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit