Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbetur pa rol në dialog, prandaj sipas tij, e vetmja që i ka mbetur në këtë kohë zhvillimesh dinamike është që të fotografohet me Papën në Vatikan.
Haziri ka folur për vizitën e sotshme të Presidentes në Vatikan, e cila u prit në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papë Françesku
“Presidentja nuk ka rol në prcoes, nuk ka rol në dialog, Nuk i kanë dhënë rol. Zero rol ka, Kurti nuk i ka dhënë rol. Nuk ka kurrfarë roli, është jashtë këtij procesi. Në Vatikan te Papa ka qenë. Ka shku me u fotografu në Vatikan”, ka thënë Haziri në DPT te Fidani.
“Sot, Presidentja Vjosa Osmani u prit në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papë Françesku. Në këtë takim të ngrohtë, Presidentja Osmani e falënderoi Papë Françeskun për kujdesin e vazhdueshëm të cilin Selia e Shenjtë dhe vetë Ati i Shenjtë kanë treguar ndaj Kosovës”, u tha në njoftimin e sotshëm të presidentes.