23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kurti: Serbia vazhdimisht po kërcnon, s’dihet kur do t’i materializojë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimet e Serbisë janë konstante dhe se për këtë “duhet të jemi vigjilent”.

Në këtë kontekst, kreu i Qeverisë ka folur për armatosjen e mbrojtjes së Kosovës me Javelinët amerikanë dhe Bajraktarët turq.

Krejt këto përforcime, sipas Kurtit, po bëhen për t’iu përgjigjur “kërcënimit real”.

Kurti foli në A2CNN edhe për ushtrimet e ushtrisë serbe “30 km larg nga Kosova”.

Krejt kjo, sipas tij, po bëhet për shkak të “nërvozes së Serbisë për suksesin e Kosovës”.

“Serbia vazhdimisht kërcënon dhe ne nuk e dimë kur do t’i materializojë. Kërcënuesi edhe aktualizon. Vigjilent duhet të jemi…

Nga ShBA po blejmë Javelinë, ndërkaq nga Turqia po blejmë dronë Bajraktazë. Dhe, kemi katërfishuar trajnimet për ushtarët dhe oficerët jashtë vendit, trefishuar buxheti për armatim dhe municion.

Këto i bëjmë për shkak të kërcënimit real.

Ka përfunduar beteja jo lufta, me Serbinë e kundër, ka përfunduat lufta por jo beteja.

Vazhdimisht na duhet të përballemi me Serbinë…

30 km larg Kosova bënë ushtrime dhe me armatim me ofanziv, jo në Vojvodinë, por në drejtim të Malit të Zi dhe Kosovës. Nervoza e tyre për suksesin e shtetit të Kosovës përkthehet në agresivitet të shtuar.

Andaj edhe neve na duhet të marrim masa dhe të jemi të përgatitur që ata të mendojnë dy herë nëse duan të na sulmojnë dhe nëse na sulmojnë atëherë të dështojnë siç kanë bërë ngaherë.” – tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit