Në Ditën Ndërkombëtare të viktimave të zhdukjes me forcë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia po refuzon t’i hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.
”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti në Twitter.