19 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Kurti refuzon edhe sot pyetjet e gazetarëve për situatën politike në vend

- Advertisement -

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Bahri Fazliu, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i tij.

Kurti u shprehi lavdi dëshmorëve, por nuk e foli asnjë fjalë për politikë si zakonisht, kur u pyet nga gazetarët, raporton Periskopi.

“Erdhëm sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të Bahri Fazliut, për të bërë homazhe së bashku, sepse Bahri Fazliu është shembull i luftëtarit çlirimtar, edhe para luftës çlirimtare. Kemi pasur shumë veprimtarë të cilët e kanë përgatitur luftën, dhe në mesin e tyre, ndër më të shquarit, është Bahri Fazliu, i cili mbante pseudonimin ‘Gëzimi’. Shkrimet e tij analitike, poezitë e tij romantike, dashuria e tij e pafund për atdheun, si dhe aksionet dhe betejat në të cilat mori pjesë, pa dyshim që e bëjnë atë një shembull të gjallë, jo vetëm për brezin tonë, por edhe për ata që do të vijnë.

Të ngjashme

Të fundit