12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Kurti: Qeveria e popullit, nga populli, për popullin të mos zhduket nga toka

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Ditën e Demokracisë ka shkruar në platformën “X” duke thënë se ndihet krenar që udhëheq sipas tij vendin më demokratik në rajon, si dhe një nga vendet që po përparon në demokraci më së shumëti në botë.

“që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos zhduket nga toka”, ka shkruar ndër të tjera Kryeministri.

Postimi i plotë:

“Me më shumë se gjysmën e popullsisë së botës që voton në mbi 80 shtete në të gjashtë kontinentët e banuar të botës, viti 2024 na tregon sa larg është shkuar njerëzimi në realizimin e idealit të qytetarisë demokratike. Dhe megjithatë, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë këtë vit, puna jonë ende nuk është përfunduar. Le të kujtojmë sa shumë kemi luftuar për të arritur në këtë pikë — dhe sa shumë duhet të vazhdojmë të luftojmë për të mbrojtur demokratitë e botës nga kërcënimet binjake të autoritarizmit nga brenda dhe agresionit nga jashtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, ndihem krenar të udhëheq shtetin më demokratik në rajonin tonë dhe një nga demokracitë që po përparon më shpejt në botë. Në këtë ditë të veçantë, riafirmoj angazhimin e shtetit tonë për të qëndruar me partnerët dhe aleatët tanë demokratikë në të gjithë botën — për të punuar së bashku për të siguruar që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos zhduket nga toka”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit