Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur edhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale.

Kurti ka thënë se në momentin që s’je i kënaqur me vendimin, duhet të bësh gjithë punën që duhet për ta apeluar vendimin.

Ai ka thënë se asnjëherë s’duhet ndaluar së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi.

“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare. Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

Të fundit