Kurti pret në takim Hykollin, i ofron bashkëpunim për të drejtat e punëtorëve

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

 

Kryeministri Kurti e uroi kryetarin Hykolli për rizgjedhjen, duke rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me BSPK-në.

 

Në takim, kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar që vendi të ketë sindikata më të fuqishme, që angazhohen në dobi të punëtorëve. Ai shtoi se Qeveria do të kontribuojë në forcimin e dialogut social dhe në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

 

Derisa Kosova ndodhet në një fazë të rëndësishme të konsolidimit ekonomik dhe institucional, kryeministri Kurti tha se punëtorët mbeten shtylla kryesore e zhvillimit. Ndërsa foli edhe për rritjen e pagës minimale në 500 euro, shtimin e numrit të inspektorëve dhe angazhimin për ndryshimet ligjore me qëllim të përmirësimit të pozitës së punëtorëve.

Të ngjashme

Të fundit