Kurti pret krerët ushtarakë të NATO-s dhe BE-së: Kosova forcon boshtin e sigurisë

- Advertisement -

Kryeministri  Albin Kurti, ka pritur sot në takim delegacionin e prirë nga kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giuseppe Cavo Dragone, dhe kreu i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjenerali Sean Clancy, të cilët po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë.

Sipas ZKM-së, gjatë takimit, kryeministri Kurti shprehu falënderimin për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për paqe, stabilitet dhe parandalim në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa tha se roli i KFOR-it mbetet thelbësor jo vetëm për sigurinë e vendit, por mbarë rajonit.

Kurti, ndërkaq theksoi se, për Kosovën, NATO-ja nuk është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik dhe destinacion. Në kontekst të procesit të integrimit evropian, ai tha se krahas politikës së pranimit, duhet t’i kushtohet rëndësi edhe dëshirës për anëtarësim.

“Pasi foli për rritjen e nivelit të sigurisë në vend, me theks në veri, në kontekst rajonal kryeministri përmendi synimet destabilizuese të Serbisë të mbështetur nga Rusia.

Kryeministri Kurti, po ashtu, theksoi bashkëpunimin e ngushtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës me NATO-n”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

Të fundit