8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Kurti: Politikat e gabuara të politikanëve që ishin në krye të shtetit e lanë popullin në varfëri

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pos luftës shkatërruese në Kosovë, populli mbeti në varfëri e i ekspozuar nga bandat kriminale, për shkak të politikave të gabuara të njerëzve që ishin në krye të shtetit.

Ai në video-mesazhin e tij në gjuhën serbe drejtuar lidhur me rregulloren e BQK-së, ka thënë se politikanët kujdeseshin për jetë luksoze të tyre dhe atyre që bashkëpunuan me ta.

“Lufta, dhe më pas politika e gabuar e politikanëve që ishin në krye të shtetit, lanë pas popullin pa përkujdesje, të varfër dhe të ekspozuar ndaj organizatave dhe bandave kriminale, derisa kujdeseshin për jetën luksoze të tyre dhe atyre që bashkëpunuan me ta”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit