9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti përkujtoi dëshmorët dhe martirët e kombit të rënë heroikisht në Kaçanik

- Advertisement -

25 vite pas rënies heroike, Kryeministri i Republikës se Kosovës, Albin Kurti, në Kaçanik i përkujtoi 28 dëshmorët e kombit dhe 32 martirët të cilët u vranë nga forcat e armatosura të Serbisë gjatë betejave në Lagjen e Re dhe në Rakoc.

Gjatë homazheve, kryeministri Kurti vendosi kurora lulesh në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagjen e Re, në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve”, në Kaçanik. Nga atje rikujtoi se synimi gjenocidal i forcave serbe nuk kursente asnjë shtresë të shoqërisë sonë.

“Kur shkuam te lapidari në Rakoc, në mesin e emrave të shumtë që i pamë aty, ishte edhe emri i plakut 105 vjeçar, Nebih Livoreka, i lindur në vitin 1894. Pra, forcat e Serbisë okupatore, terorriste në ndërsymjen e tyre gjenocidale që synonte shfarosjen e shqiptarëve, nuk e kursyen edhe plakun 105 vjeçar, Nebih Livorekën”, u shpreh ai.

Duke nderuar të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit në betejat e Kaçanikut, kryeministri përmendi në veçanti katër gratë dëshmore të cilat duke mbrojtur popullsinë civile, ranë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me armikun.

Është Mukadeze Lika Muhaxheri, janë Jehona dhe Lumnije Raka, dhe Emsale Frangu. Pra katër ushtare të UÇK-së, katër dëshmore të kombit sot që para 25 viteve ranë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë”, tha kryeministri duke kujtuar se Mukadeze Lika Muhaxheri në maj të vitit 1998, pra një vit para se të vrahej si ushtare e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, ka qëndruar stoikisht në ballë të protestave kundër dhunës së Serbisë, të organizuara në Kaçanik.

Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe Getoar Mjeku, zëvendësministër i Ekonomisë, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të nivelit qendror e lokal dhe qytetarë të shumtë.

Më shumë fotografi nga homazhet, gjeni në këtë link: https://we.tl/t-U8RYXbjmUT

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit