Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i pyetur nga gazetarët për mos deklarimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për takimin e Ohrit, ai ka thënë se nuk është e nevojshme që çdo herë të merren opinionet pasi siç tha ai në çdo gjë janë bashkë.
“Nuk janë më ajo koha kur deklaron diçka kryeministri e duhet ta pyesim presidentin ose deklaron presidenti e çka mendon kryeministri, ka shumë gjëra për të cilat deklarohet presidentja unë fare nuk e konsideroj të nevojshme që të deklarohem dhe anasjelltas. Po e ritheksoj që ne jemi bashkë”, tha Kurti në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.