Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të votojnë për listën e përbashkët të partive shqiptare si përgjigje ndaj diskriminimit që Serbia ua bën.

Partitë shqiptare do të garojnë të dielën për ulëse në Kuvendin e Serbisë, të bashkuara në listën “Koalicioni Shqiptar”.

Në një videoadresim, Kurti ka thënë se vota është mënyra demokratike e përgjigjes ndaj diskriminimit, përjashtimit dhe shtypjes që Serbia ua bën shqiptarëve në Luginë.

“Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje, me mundësi të barabarta. Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike. Me solidaritet. Me këmbëngulje. Me pjesëmarrje. Nesër, është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje. Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni nesër në vendlindje për të votuar. Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, “Koalicionin Shqiptar”. Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme

Të fundit