5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti për masakrën në Suharekë: E vërteta kriminale e Serbisë nuk mund të zhduket

- Advertisement -

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në familjen Berisha nga Suhareka. Kryeministri Albin Kurti thotë se forcat serbe pas vrasjeve rrëmbyen edhe kufomat.

“Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon”, shkruan Kurti, raporton Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

Para 24 vitesh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë. Mes tyre edhe 11 fëmijë. Pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat. Zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.

Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon.

U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit.

Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=765397201620676&id=100044512086347&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit