16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kurti për humbjen ndaj Bjellorusisë: Mundemi më shumë se kaq

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku “Dardanët” e zhvilluan ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për në “EURO 2024”.

Ata u mposhtën nga Bjellorusia me rezultat minimal 0:1.

E pas kësaj disfate, Kurti tha se kombëtarja e Kosovës mundet më shumë se kaq.

“Sepse jemi më të mirë se sonte. Andaj jemi me shpresë e besim për të ardhmen. Kurse mbështetjen do ta keni gjithmonë, pa kushte”, tha Kurti.

Kosova nuk ka arritur që ta sigurojë një biletë për në Kampionatin Evropian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.

Nga 10 ndeshje, kombëtarja ka arritur që t’i grumbullojë 11 pikë duke u renditur në vendin e pestë në grupin I.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit