-0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Kurti për emblemat e gjetura në Zubin Potok: Janë të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse

- Advertisement -

Një javë pasi që ndodhi rasti i sulmit në kanalin kryesor në Zubin Potok, ka reaguar sërish kryeministri, Albin Kurti.

Duke postuar emblemat e gjetura, të cilat ishin konfiskuar nga Policia e Kosovës, Kurti ka thënë se këto emblema janë të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon. Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon.” – ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit