18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kurti për Dinarin: Qeveria nuk mund të ndikojë në vendimet e BQK-së

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se qeveria që ai drejton nuk mund dhe nuk duhet të ndikojë në vendimmarrjen e Bankës Qendrore të Kosovës që euro të jetë valuta e vetme për pagesë në vend, pasi BQK është institucion i pavarur e profesional.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi sot me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutaș, me të cilin diskutoi mbi situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe misionit KFOR.

Lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së institucioneve publike dhe funksionimit të pavarur e të pandikuar të tyre.

Kurti foli edhe për rëndësinë e luftimit të pastrimit të parave dhe kriminalitetit dhe tha se Kosova euron si valutë e ka marrë nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria mbështet zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në gjithë vendin. Përveçse për ligjshmëri e rregull, kujdeset edhe për paqe dhe siguri. Mirëqenia dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës është prioritet i Qeverisë, andaj edhe do të përkujdeset që qytetarët të mos ndikohen negativisht nga vendimet e institucioneve. Në këtë drejtim çdo ankesë do të trajtohet me seriozitet dhe adresohet me shpejtësi”, ka thënë Kurti.

Rregullorja e re e BQK-së lidhur me operacionet me paratë e gatshme ka hyrë në fuqi nga data 1 shkurt. Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësime për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës, për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake. BE ka insistuar që kjo çështje të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe të gjendet një zgjidhje.

Në rregulloren e BQK-së, thuhet se valutat jo euro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.

Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit