28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Kam zgjedhur të dëgjoj zërin e popullit “, Taravari i bashkohet opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kaluar në krah të opozitës pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, së bashku me liderin e opozitës në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhitin.

Ai ka thënë se ka zgjedhur “të dëgjoj zërin e popullit”, duke marrë parasysh sugjerimet sa të vlefshme aq edhe dashamirëse të të gjithë miqve.

“Duke marrë parasysh sugjerimet sa të vlefshme aq edhe dashamirëse të të gjithë miqve, antarëve dhe përkrahësve, kam zgjedhur të dëgjoj edhe zërin e popullit që sot po flet më qartë se kurrë. Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht Kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj Ndryshimi i Madh dhe i Shumëpritur!”, tha ai ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit