Kurti për aktgjykimin e Speciales: Ka gabime faktike, historike e juridike, presim korrigjimin në Apel

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se, sipas tij, në këtë vendim ka disa çështje që duhet të theksohen ndërkombëtarisht.

“Në këtë aktgjykim janë tri pika që duhet theksuar ndërkombëtarisht. E para, pretendimi për të ashtuquajturën ‘Shtëpi e Verdhë’ dhe për trafikimin e organeve as nuk bëri pjesë në aktakuzë. Akuza për krime kundër njerëzimit dhe për sulme të gjera e sistematike kundër popullatës civile u rrëzuan”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ka shqetësime serioze lidhur me konkluzionet e tjera të aktgjykimit dhe dënimet e shqiptuara, duke shprehur pritjen që ato të shqyrtohen dhe, sipas tij, të korrigjohen në procedurën e Apelit.

“Kemi shqetësime serioze për konkludimet tjera dhe për dënimet e rënda. Besoj se ato përmbajnë gabime faktike e historike, juridike dhe presim që këto të korrigjohen në Apel. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe duhet të shihet e përjetohet si e paanshme”, tha Kurti në konferencën për media pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./

Të ngjashme

Të fundit