Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është mërzitur nga vdekja e presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli.
Ai tha se Sassoli ka qenë një mik i Kosovës dhe një njeri që ka përcjellë më së miri vlerat evropiane në institucionet evropiane.
“Jemi mërzitur kur morëm lajmin për vdekjen e David Sassoli, presidentit të Parlamentit Evropian, mikut të Kosovës dhe njeriut që vërtet solli vlerat evropiane në institucionet evropiane. Do të na mungojë jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
We are sad to learn of the passing of David Sassoli, the president of the European Parliament, a friend to Kosova and a man who truly brought European values into EU institutions. We will miss him terribly.
— Albin Kurti (@albinkurti)January 11, 2022
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka vdekur në moshën 65-vjeçare në një spital Itali pas një komplikimi serioz për shkak të mosfunksionimit të sistemit imunitar.