- Advertisement -
Pas nisjes zyrtarisht të fushatës zgjedhore në Gjakovë – sipas Vetëvendosjes, sepse Gjakova ka pësuar më së shumti në luftë – Kryetari i VV-së, Albin Kurti, tha se tash vazhdojnë për në “krejt Republikën” drejt synimin që tashmë e kanë artikuluar për “500 mijë vota”.
“E filluam nga Gjakova, e nga aty vazhdojmë në krejt Republikën, cep më cep deri më 9 shkurt, drejt fitores së 500 mijë zemrave që rrahin por si një te numri 118. Falemnderit Gjakovë! Ju dua fort!”, tha ai.






