7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Kurti: Pajisja e Serbisë me armë kineze paraqet haptazi agresion të dhunshëm kundër Kosovës

- Advertisement -

Dy ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook, paralajmëroi për një “riorganizim” të ri të në Rashkë të Serbisë, ngjashëm me lëvizjet paraprake që çuan në sulmin paramilitar e terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se kjo po bëhet me “me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.” Ndërsa me një tjetër postim – këtë herë në platformën X (ish-Twitter) – ka thënë se shteti serb është “operatori i parë dhe vetëm në Evropë” të armëve kineze.

Shefi i ekzekutivit përmendi sistemin raketor “FK-3” si një nga armët kineze që sipas tij përdoret nga ushtria serbe.

Ai tha se pajisja e Serbisë me armë kineze tregon “hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”

“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit