0.2 C
New York
Thursday, December 7, 2023

Buy now

Haradinaj: Nëntori lidhë ngjarjet më madhore të historisë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Haradinaj ka thënë se është kënaqësi e veçantë të festojmë bashkë në këtë muaj të lavdisë.

“Me ftesë të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, mora pjesë në festën e organizuar në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Kënaqësi e veçantë të festojmë bashkë në këtë muaj të lavdisë i cili lidhë ngjarjet më madhore të historisë sonë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka folur për rrugëtimin e gjatë të shqiptarëve në luftën e tyre për pavarësi dhe liri, e cila çoi në ngritjen e flamurit kombëtar më 28 nëntor.

“Sot jemi mbledhur së bashku për të kremtuar 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë kombëtare të Shqipërisë, këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët në mbarë botën- Ditën e Flamurit tonë Kombëtar. Teksa flas para jush, në mendje kam figura të shquara kombëtare që dhanë jetën për këtë ngjarje të madhe historike për ne shqiptarët. Ata ndihmuan të përcaktojmë se kush jemi, të na udhëzojnë mbi atë që duhet të bëjmë e të na kujtojnë rolin që na e ka dhënë historia në kohën që jetojmë. Kujtojmë me nderim Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën dhe shumë të tjerë që kontribuuan me penë dhe armë për këtë ngjarje të madhe historike”, u shpreh Malaj.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit