15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Kurti nuk e dënon fushatën e militantëve të tij kundër gazetarëve

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka thënë asnjë fjalë kundër fushatës së rrezikshme disa-ditore të militantëve të tij kundër gazetarëve kritikë ndaj qeverisjes së tij.

Çmenduria e militantëve të partisë së Kurtit ka shkuar deri aty sa të fillojnë një fushatë edhe kundër vajzës së dëshmorit të UÇK-së, Vesel Demakut, Dafina Demakut, duke e bërë atë gazetare bashkëpunëtore të UDB-së serbe.

Demaku është gazetare dhe shquhet për kritikat e saj ndaj keqeverisjes së kryeministrit Kurti dhe partisë Vetëvendosje.

Fushatat e tilla të rrezikshme kundër gazetarëve në Kosovë në një formë kanë mbështetjen e vetë kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe vetë i ka sulmuar, madje nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, siç ka bërë më 31 korrik 2022.

Gjuha e Kurtit ishte e ngjashme me atë të postimeve të militantëve të tij, që duket qartë se prej nga vjen frymëzimi i tyre.

“Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre”, deklaronte Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit