Analisti Blerim Canaj ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke ngritur pretendime lidhur me synimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për krijimin e institucioneve të reja.
Ai pretendoi gjithashtu se Kurti synon që në të ardhmen të marrë postin e presidentit të Kosovës, duke e lidhur këtë me zvarritjen e procesit të formimit të institucioneve.
“Albin Kurti kurrë nuk ka qenë i interesuar me bo Qeveri, nuk ka qenë i interesuar për me bo Kuvendin. Albin Kurti nuk don me bo hiç president, se don vetë me qenë president, don me qenë vetë kryeministër”, tha Canaj në RTV21.






