Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi, duke thënë se, është koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Kurti, ka shtuar edhe se, Kosova ka funksionalitet demokratik, stabilitet institucional, rritje ekonomike dhe vëmendje të plotë ndaj këtij procesi.
‘‘Dhe ta mbajmë të lartë vëmendjen për integrimin evropian. Kosova është një demokraci elektorale, liberale dhe egalitare. Ne kemi funksionalitet demokratik. Kemi stabilitet institucional. Kemi rritje ekonomike dhe kemi vëmendje të pandarë. Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Prandaj, sot dhe çdo ditë, do t’u bëj thirrje të gjithë liderëve të BE-së që të kërkojnë një opinion nga Komisioni Evropian lidhur me këtë çështje..’’, ka thënë Kurti.






