Kryeministri Albin Kurti nesër do të jetë folës në eventin Trinity Term që është i organizuar në kuadër të Unionit të Oksfordit.
Ai nesër do të flas nga ora tre e pasdites, këtë e bën të ditur nga Unioni i Oksfordit me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
Nga Qeveria e vendit nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë për këtë ngjarje, nuk dihet nëse Kurti do t’i drejtohet masës virtualisht apo do të jetë prezent atje.