14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Kurti: Nënshkrimi i marrëveshjes EFTA pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar sot në Facebook për marrëveshjen EFTA e cila sheh Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s, anëtare e së cilës është Norvegjia, së bashku me Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Islandën.

Ai ka shkruar se dy vite më parë gjatë vizitës në Norvegji dhe takimit me ministrin norvegjez të Tregtisë dhe Industrisë, Jan Christian Vestre, kanë paraqitur kërkesën tonë për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me vendet anëtare të EFTA-s, nga Deklarata e Përbashkët në Marrëveshje Tregtare.

Kurti ka njoftuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm. Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n. Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës sonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s”, ka shkruar Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Në mars të vitit 2022, gjatë vizitës në Norvegji dhe takimit me ministrin norvegjez të Tregtisë dhe Industrisë, Jan Christian Vestre, patëm paraqitur kërkesën tonë për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me vendet anëtare të EFTA-s, nga Deklarata e Përbashkët në Marrëveshje Tregtare.

Dy vjet e gjysmë më vonë, e pas katër raunde të negociatave të lansuara në qershor të vitit 2022, kemi Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s, anëtare e së cilës është Norvegjia, së bashku me Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Islandën. Nënshkrimi i Marrëveshjes pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n.

Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës sonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s.

https://www.facebook.com/share/p/ECmmMvdmTWWzqVrs/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit