28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kurti në takimin me Peachin, theksoi rëndësinë e sigurisë së kufirit me Serbinë

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti sot e ka pritur në takim të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Në njoftim thuhet se zhvillimet në rajon, me theks në sundimin e ligjit dhe sigurisë, ishin temë e diskutimit dhe e interesimit të përbashkët.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për sigurinë e Kosovës. Kryeministri theksoi rëndësinë e sigurisë së kufirit me Serbinë, prej nga edhe vjen agresioni ndaj Kosovës, siç edhe u dëshmua në shtatorin e vitit të kaluar.

Ai falënderoi Lord Stuart Peach për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit