Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, kanë vizituar të enjten kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.
Kjo vizitë vjen në kontekstin e ceremonisë së inaugurimit të punimeve dhe vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Kurti nuk e kishte vizituar më parë kryetarin Peci, ani pse kishte qenë në Mitrovicë shumë herë.
Kjo vizitë vjen pas arritjes së marrëveshjes së Vetëvendosjes me Guxo për të kandiduar me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 7 qershorit.
Peci vendosi t’i qëndrojë “besnik” Kurtit duke mos shkuar me Vjosa Osmanin në LDK por duke qëndruar në Guxo së bashku me Donika Gërvallën.






