18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kurti në iftar me familjet e heronjëve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ditën e sotme ka qëndruar në iftar me familjet e dy heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi, që të dy pjesëtarë të policisë së Kosovës të rënë në detyrë në pjesën veriore të Kosovës.

Njoftimi i Kurtit:

Me familjet e Heronjëve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku. Me zonjën Dritë Zymeri, djalin Sokolin dhe vajzat Luljetën e Rinesën, me zonjën Fexhrije Bunjaku dhe Lumnije Bunjaku dhe me djemtë Jetlumin e Fatlumin.

Enveri do të festonte sonte ditëlindjen e 45-të. Atë dhe Afrimin i bën të përjetshëm vepra e tyre.

Në këtë mbrëmje të iftarit përkujtuam policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën.

Mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas. Jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit