16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Kurti: Në buxhetin e vitit 2024 kemi paraparë tre milionë euro për Luginën e Preshevës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se në buxhetin e vitit 2024 kanë paraparë tre milionë euro për Luginën e Preshevës, një milion më shumë se këtë vit.

Kurti thotë se për herë të parë, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë një linjë të veçantë dhe të rregullt buxhetore në Buxhetin Vjetor të Kosovës.

“Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit tani kanë një Qeveri që kujdeset për ta, pikërisht atëherë kur shteti serb i injoron e i diskriminon qëllimshëm. Një Qeveri që synon përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Serbi, në kohën kur shteti serb synon një Serbi pa shqiptarë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se i kanë financuar edhe 107 studentë shqiptarë.

“Siguruam tekstet mësimore në gjuhën shqipe për katër mijë nxënës të shkollës fillore dhe 950 parashkollorë. Financuam bursa studimi për 107 studentë shqiptarë. Për ata studentë që studiojnë në Kosovë, i lehtësuam procedurat administrative duke ulur pragun e dëshmisë për qarkullim financiar nga 2500 euro në vetëm 500 euro. Ndërkaq me rregulloren e re të Ministrisë së Drejtësisë për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, shqiptarëve të Luginës së Preshevës do t’i mundësohet realizimi i të drejtave të pronësisë mbi pronat e paluajtshme në Kosovë”, ka shkruar tutje kryeministri.

Sipas kryeministrit, çështja e shqiptarëve në Serbi, diskriminimi shtetëror, shkelja e të drejtave të pakicave kombëtare dhe pasivizimi i adresave, për herë të parë u ngritën si temë diskutimi në Senatin Amerikan.

“Seancës dëgjimore në Senat të muajit maj, i parapriu vizita e delegacionit të përfaqësuesve shqiptarë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe takime me senatorë në mars, vizitë kjo që u mbështet me fonde të ndara nga Qeveria jonë në muajin shkurt. Financiarisht e mbështetëm edhe fushatën avokuese të përfaqësuesve shqiptarë në Parlamentin Evropian, në qershor të këtij viti”./teve1.info/

May be a graphic of text

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit