Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin, Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur nevojë për një tjetër fitore, por siç thotë ai blloku opozitar ka nevojë për një tjetër humbje.
Këto komente ai i bëri në Drenas teksa është ndalur për kafe rrugës për të shkuar në Gjakovë, teksa theksoi se regjistrimi i mërgatës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit është rekord.
Në Gjakovë, Lëvizja Vetëvendosje sonte prezanton kandidatët për deputetë.
“Rrugës për Gjakovë, ku sonte në orën 19:30 e kemi tubimin e prezantimit të kandidatëve, ndaluam në Arllat të Drenasit për një kafe e ëmbëlsirë, të dyja të përgatitura me zemër. E ku është zemra natyrisht është edhe numri 116. Shihemi në Sallën e Sporteve “Shani Nushi”, ka thënë ai.






