15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Kurti mori pjesë në panairin e bizneseve Hannover Messe 2024, takoi sipërmarrës të kompanive të ndryshme

- Advertisement -

kryeministri Kurti dhe të tjerët zhvilluan një drekë pune të organizuar nga Këshilli i Jashtëm Ekonomik e ku bashkëbiseduan me sipërmarrës të kompanive të ndryshme gjermane. Ai i njohu ata me zhvillimin e vendit tonë, ambientin e të bërit biznes dhe mundësitë që ofron vendi ynë për investime.

 

Ndërkaq, në mbrëmje kryeministri Kurti dhe delegacioni përcjellës janë të ftuar në darkën e shtruar nga Shoqata Federale e Industrisë Gjermane, Kryeministri i landit të Niedersachsen, Stephan Weil dhe Drejtori Ekzekutiv i Hannover Messe, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Ekonomisë së Gjermanisë Dr. Robert Habeck.

 

Nesër, kryeministri Kurti do ta takojë Kryeministrin e landit Niedersachsen, Stephan Weil, kurse pasdite do të ketë një prezantim në panairin Hannover Messe, para takimeve tjera me kompani ndërkombëtare dhe mërgatën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit