7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurti mesazh BE-së nga Kotori: Kontrolloni progresin në lidhje me progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe më pas bazoni politikat mbi ato të dhëna

- Advertisement -

Në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Kotor të Malit të Zi, Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte gjithashtu pjesë e panelit të parë të diskutimit, me temën “Gjendja aktuale dhe planet e ardhshme – Plani i ri i rritjes’’.

Në adresimin e tij fillestar, ai tha se teksa diskutohet rruga drejt anëtarësimit në BE, progresi i Kosovës duhet njohur e pranuar. Ai ritheksoi rëndësinë e ndërlidhjes së fondeve e financimin nga BE-ja me respektimin e vlerave të BE-së.

Nga ky samit, përmes fjalës së tij, kryeministri i bëri thirrje BE-së që të monitoroj progresin në Ballkanin Perëndimor për sa i përket progresit demokratik dhe reformave të BE-së, dhe më pas të bazojë politikat e saj mbi ato të dhëna.

Duke folur për përparimin që Kosova ka shënuar në agjendën e reformave të Planit të Rritjes, ai tha vendi ynë është afër përmbushjes së kësaj agjende e cila përbëhet nga pesë fusha të politikave me 32 reforma në 17 sektore.

Kryeministri e përshëndeti miratimin e Planit të Reformës dhe Rritjes nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës, duke e cilësuar atë si një kapitull të ri që duhet të udhëhiqet nga meritokracia dhe vlerat. Gjithashtu, mirëpriti punën në Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025-2028 dhe synimin për ta miratuar atë në Samitin e sivjetmë të Procesit të Berlinit.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore me njohje de facto dhe de jure janë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe integrimin, teksa i kërkoi edhe një herë Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoijqin dhe grupin e tij përgjegjës për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, me 24 shtator të vitit të kaluar.

Në fund,  ai bëri thirrje që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e Autoritetit evropian kundër pastrimit të parave – “EU Anti-Money Laundering Authority” (AMLA), me qëllim të rritjes së integritetit financiar dhe bashkëpunimit në luftimin e krimeve financiare. Kurse sa i përket CEFTA-s, ai theksoi se duhet të sigurohet përfaqësim dhe trajtim i barabartë për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit