Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në seancën plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Dublin të Irlandës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, raporton lajmi.net
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në seancën plenare të Samitit të European Political Community (EPC) në Dublin”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Komuniteti Politik Evropian është një forum që mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar çështje me interes të përbashkët, përfshirë sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin politik.






