Osmani gjatë një takimi me qytetar, ka thënë se Albin Kurti duhet të tregojë çka ka folur me Aleksandër Vuçiqin e Miroslav Lajçakun, vetëm ata me një dhomë.
Por, sipas Agim Bahtirit rezultatet në veriun e Kosovës e tregojnë të kundërten.
Madje, sipas Bahtirit takimi i Vjosa Osmani me Richard Grenell në SHBA e rrëzoi Qeverinë Kurti 3.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani,
Pas çdo takimi të fshehtë të kujtdo, rezultatet dalin në sipërfaqe shumë shpejt.
Takimi me Grenellin (“Rikin” siç e quani ju), në shtator të vitit 2025 tregoi rezultate. Qeveria Kurti 3 u rrëzua.
E sa i përket “takimit” që ju e paskit përmendur ndërmjet Albin Kurtit, Aleksandër Vuçiqit dhe emisareve ndërkombëtarë me keqardhje duhet të thuhet se deklarata juaj tingëlloi më shumë si gjest fëmijëror sesa si qëndrim presidencial.
Prandaj, meqë paskit informacione na tregoni:
Çfarë u dakordua aty?
Sepse rezultatet po i shohim me sytë tanë.
A paska bisedu Kurti me Vuçiqin për me ia kthy Veriun Kosovës?
A paska bisedu për shkatërrimin e 132 grupeve ilegale që për vite e kanë kontrollu Veriun?
A paska bisedu për mbi 1500 aksione policore kundër kontrabandës, krimit dhe strukturave ilegale?
A paska bisedu për mbylljen e 29 rrugëve ilegale që për vite kanë shërbyer për kontrabandë dhe hyrje të grupeve kriminale nga Serbia?
A paska bisedu për shuarjen e laboratorëve të kriptovalutave që vidhnin energjinë dhe dëmtonin shtetin?
A paska bisedu për heqjen e sistemeve ilegale të kamerave dhe alarmeve që kontrolloheshin nga strukturat e Beogradit?
A paska bisedu për zhdukjen e formacioneve ilegale në Veri?
A paska bisedu për mbylljen e institucioneve ilegale serbe në territorin e Kosovës?
A paska bisedu për heqjen e targave ilegale?
A paska bisedu për largimin e dinarit ilegal?
A paska bisedu për faktin që policë të Kosovës nuk raportojnë më te Beogradi?
A paska bisedu për faktin që barrikadat nuk ngrihen më?
A paska bisedu për rikthimin e kontrollit nga shteti jonë në Liqenin e Ujmanit?
A paska bisedu për ndalimin e uzurpimit të pronave të shqiptarëve?
A paska bisedu për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në Veri, pasi për vite janë dëbuar me dhunë, janë rrahur, kërcënuar e larguar nga shtëpitë e tyre ndërsa shumëkush heshtte?
Sepse dikur shqiptarët pastroheshin nga Veriu me dhunë.
Shtëpitë e tyre uzurpoheshin.
Pronat e tyre merreshin.
Ata rriheshin e dëboheshin.
E politika heshtte.
Sot shqiptarët po kthehen në pronat e tyre.
Sot shteti i Kosovës i mbron si shqiptarët ashtu edhe serbet.
E pikërisht sot, dikush mundohet me e mohu këtë realitet.
A paska bisedu për dështimin e skenarit të dorëheqjeve që synonte rrëzimin e sistemit të Kosovës në veri?
A paska bisedu për dështimin e tentimeve për ta pengu procesin demokratik të zgjedhjeve?
A paska bisedu për dështimin e sulmit terrorist në Banjskë?
A paska bisedu për dështimin e sulmit në kanalin e Iber-Lepencit?
Jo Vjosë, sepse Albin Kurti nuk e pyet Vuçiqin se çfarë të bëj në shtetin e vet!
Këto nuk janë interesa të Vuçiqit.
Këto janë goditje direkte ndaj projektit të Vuçiqit në veri.
Sepse Vuçiqit i ka konvenu një veri pa ligj.
Një veri me barrikada.
Një veri me kontrabandë.
Një veri me banda.
Një veri me institucione ilegale.
Një veri ku Serbia komandonte e Kosova heshtte.
Por kjo ka marrë fund.
Sot Veriu nuk kontrollohet më nga bandat, por nga institucionet e Kosovës.
Sot kufiri nuk ruhet më me një zyrë të vetme në Leposaviq.
Sot janë 9 stacione kufitare dhe po ndërtohen të tjera.
Sot çdo polic kufitar ka armë të gjata.
Dikur vetëm çdo i 11-ti polic kishte.
Kjo është diferenca.
Disa flisnin për Veriun.
Ne e kthyem Veriun.
Disa menaxhonin krizën.
Ne e shtrimë sovranitetin.
Disa frikësoheshin nga barrikadat.
Ne i larguam.
Disa e toleronin kontrabandën.
Ne e goditëm.
Disa e lanë shtetin jashtë Veriut.
Ne e kthyem shtetin në Veri.
Prandaj pyetja është shumë e thjeshtë:
Cili lider që punon për Vuçiqin, ia shkatërron Vuçiqit krejt projektin shekullor në veri?






