15.9 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Kurti mbledh liderët e partive shqiptare të Luginës, takimi mbahet pasdite

- Advertisement -

Albin Kurti i pret sot në takim liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës, në një përpjekje për bashkimin e tyre në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Sipas burimeve të Paparacit, kryeministri do të pres sot në qeveri liderët lokalë të Luginës së Preshevës.

Qëllimi është arritja e një marrëveshje për hyrjen e të gjitha partive në një listë të përbashkët në zgjedhje.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar ditë më parë për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti.

Momentalisht, shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë të ndarë në dy tabore, ai i deputetit aktual Shaip Kabmberi si dhe tabori i Shqiprim Arifit, ish-kryetarit të Komunës se Preshevës i cili para pak javë humbi edhe kuorumin në Kuvendin Komunal të Preshevës.

Ndonëse arritja e një liste të përbashkët për shqiptarët atje do të siguronte një numër më të madh deputetësh, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh, me që të dyja palët kërkojnë numrin 1 në listë.

Derisa në zgjedhjet e parafundit kur ish Ministri Jashtëm i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj kishte arritur të unifikoj partitë politike në Luginë dhe shqiptarët kishin siguruar 3 deputetë në kuvendin republikan në Beograd, një gjë të tillë nuk kishte arritur ta bëj kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ndonëse kishe takuar disa herë ata ku si rrjedhojë shqiptarët dolën me dy lista garuese dhe ngelen me vetëm një përfaqësues, Shaip Kamberin i Partisë për Veprim Demokratik derisa lista e Shqiprim Arifit kishe arritur vetëm rreth 2500 vota.

Mirëpo, sipas burimeve të Paparacit, kryeministri Kurti do të tentojë përsëri krijimin e një listë të përbashkët për të përfaqësuar shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Takimi do të mbahet sot me fillim nga ora 18:30.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit