19.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Kurti kërkoi në Bruksel edhe heqjen e “fusnotës”

- Advertisement -

Në propozimin e tij për sekuencim të zbatimit të Marrëveshjes Bazike – që nuk iu pranua – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një pjesë ka shkruar edhe për “përfundimin e përdorimit të fusnotës” për Kosovën, përkatësisht asteriskit (*) që i vendoset mbi emër shtetit të Kosovës, “për të mos ia paragjykuar statusin” dhe ku për referencë ka edhe Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe Verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010, ku instanca më e lartë botërore për interpretimin e të drejtës ndërkombëtare, e shpalli pavarësinë e shtetit të Kosovës si të ligjshme dhe legjitime për nga e drejta ndërkombëtare.

“Kosova dhe Serbia zbatojnë bashkëpunimin normal dhe për fqinjësi të mirë dhe angazhohen në komunikim të rregullt qeveri-qeveri për të ndjekur raporte miqësore bilaterale. Të dyja palët miratojnë sjelljen e duhur ndërshtetërore dhe fjalori i zyrtarëve publikë duhet të pasqyrojë në letrën dhe frymën e Marrëveshjes Bazike, duke përfshirë përmirësimin që t’i referohen Kosovës dhe Serbisë dhe të ndërpresin referencën për Prishtinë dhe Beograd apo me ndonjë emërtim tjetër. Të dyja palët marrin një qëndrim miqësor dhe ndërpresin çdo përpjekje përçarëse ose dëmtuese të palës tjetër në të gjitha fushat, përfshirë bojkotimin e ngjarjeve ndërkombëtare. Fundi i çdo përdorimi të asimetrisë në nivel dypalësh dhe shumëpalësh – përfundimi i përdorimit të fusnotës”, shkruan në njërën nga pikat e propozimit të Kurtit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit