Mandatari për formimin e Qeverisë Albin Kurti, ka prezantuar rezymen dhe planet e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ai në fjalimin e tij tha se janë në ankth në pritje të vendimit të Hagës për ish-katërshën e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Kurti theksoi se asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në.
“Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje të vërtetës historike të popullit tonë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare. Qëndrimi i qeverisë që drejtoi unë është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi i jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha Kurti.






